MENU
klinika

“Këtë koncert ja dedikoj gruas...”

Elvana Gjata flet e emocionuar pas koncertit: Po më plas zemra nga…

23.06.2023 - 12:10

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, mblodhi mbrëmë shqiptarët në stadiumin “Air Albania”, ku shijuan hitet e saj ndër vite.

Në rrjete sociale vërshuan videot nga koncerti madhështor, i cili ishte një magji e vërtetë për Elvanën. Pas eventit që i la të gjithëve shije të mirë, artistja ka reaguar në rrjete sociale duke i falenderuar të gjithë për dashurinë e dhuruar.

“Këtë koncert ja dedikoj gruas...”/ Elvana Gjata flet e

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ja dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa”- shkruan ajo në një postim në “Instagram”.

“Këtë koncert ja dedikoj gruas...”/ Elvana Gjata flet e

Ndërkohë, në një tjetër postim në “Instastory” shprehet:

“Wowww, jam pa fjalë për këtë që sot më panë sytë. Ishit kaq shumë, e ndjeva kaq shumë dashuri sa po më plas zemra nga gëzimi. Kjo që pashë është një ëndërr që u bë realitet. Jam mirënjohëse për besnikërinë tuaj ndaj meje, mirënjohëse për secilin prej atyre që kam patur pranë gjithë këto vite, kompozitorë, producer, tekstshkrues dhe bashkëpunëtorë që kanë dhënë shumë mund e dashuri në rrugëtimin tim. Faleminderit nga zemra!”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN