Këngëtarja Elvana Gjata, është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të pëlqyer në estradën shqiptare.
Së fundmi, artistja ka qenë e ftuar në podkastin e kryeministrit Edi Rama, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj personale.
E gjatë intervistës, Elvana zbuloi disa nga ‘sekretet’ që ajo shfaqet gjithmonë në super formë.
“Gatimet e babit në shtëpi. Babi më ndihmon dhe gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë. Ai 10% konsiston në paaak peshk, kurse mish të kuq jo. Bëj 1 orë e gjysmë stërvitje në ditë, 5 herë në javë.”-tregoi ajo.
Kujtojmë se dhe më parë, këngëtarja ka treguar se babin e ka pikë të dobët dhe sa herë që shkon në shtëpi ai gatuan dhe kujdeset për të.
“Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”, u shpreh këngëtarja.