MENU
klinika

Kurti për “The Associated Press”

“Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë”

08.06.2023 - 20:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot për njëanshmëri të të dërguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe tolerancë ndaj regjimit autoritar të Serbisë.

Në një intervistë për “The Associated Press”, ai tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë, teksa shtoi se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, tha i pari i qeverisë së Kosovës.

“Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi – përkatësisht Escobar dhe Lajçak – vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asociacioni, thelbësor për veriun e Kosovës"

Ambasadori i SHBA flet për VOA: Kemi probleme me Kurtin!


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!