MENU
klinika

Çfarë lajmëron kryeministri i Kosovës?

Escobar tha se s’ka takim Serbi-Kosovë, Kurti: Nesër do jem në Bruksel

21.06.2023 - 20:23

Përkundër deklaratës të bërë nga Gabriel Escobar i cili tha se mes Kurtit dhe Vuçiçit nuk pritet të ketë takim në Bruksel gjatë kësaj jave, vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se të nesërmen do të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

Ai tha se do të këmbëngulë për lirimin pa kushte të 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell.

Do të insistoj për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”- shkruan Kurti në twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti u drejtohet serbëve të Kosovës

“Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor!”