MENU
klinika

Analiza

Evropa po “luan me dy porta”, luftën po e financon Gjermania

20.06.2023 - 14:06

Në pamje të parë pas SHBA-së, Gjermania shihet si mbështetësja e dytë më e madhe e Ukrainës. E themi këtë pasi kancelari Olaf Scholz shfaqi një braktisje të politikës tradicionale pro-ruse gjermane, duke përqafuar kauzën e Ukrainës, një pozicion që nuk mund të merret si i mirëqenë për një vend që deri dje kishte marrëdhënie të shkëlqyera tregtare dhe energjetike me Federatën Ruse të Vladimir Putinit.

Megjithatë, sipas një vrojtimi nga “Welt am Sonntag”, Gjermania është vendi kryesor në “tregtinë në hije” me Rusinë. Paketat e ndryshme të sanksioneve që Bashkimi Evropian ka miratuar kundër trafikut tregtar me gjigantin euroaziatik pengojnë eksportet e drejtpërdrejta në Moskë, por jo ato në vende si Armenia, Bjellorusia (të prekura nga masa të veçanta), Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Dhe pikërisht këtyre kombeve jo armiqësore ndaj Rusisë, Gjermania u shiti mallra për 2.05 miliardë euro midis marsit dhe dhjetorit 2022, duke bërë më pas një sy qorr ose edhe dy, lidhur me destinacionin përfundimtar të mallrave. Vendet perëndimore kanë eksportuar tetë miliardë mallra në vendet e treta, të cilat i shesin përsëri në Rusi; dhe vetëm Gjermania përbën një të katërtën e totalit.

What weapons are being given to Ukraine by the UK? - BBC News

Tregtia me ish-Republikat Socialiste Sovjetike nuk është krim në vetvete, por siç thotë Erlend Bollman Bjortvedt, i konsulencës norvegjeze të biznesit Corisk, tregojnë neglizhencë. Bjortvedt jep shembullin e dronëve të kinezit Dji, mjete që për më pak se 1. 000 euro, ngrihen në ajër duke filmuar dhe fotografuar atë që është poshtë tyre. Ndryshe nga europianët, rusët i përdorin për të spiunuar në territorin ukrainas në kërkim të objektivave ushtarakë.

Si i financoi Evropa luftën e Putin

Kush i ka paguar avionët luftarakë dhe tanket e presidentit rus Vladimir Putin? Të njëjtat vende të BE-së që thonë se duan që ai të ndalojë sulmin e tij ndaj Ukrainës, një vend që supozohet se është aleati i tyre. Gazi rus përbën 42 për qind të importeve të gazit në Evropë vetëm nëpërmjet tubacioneve. Mbyllja e kësaj do të krijonte pasoja të dhimbshme ekonomike për vendet evropiane që tashmë po përballen me spektrin e inflacionit të lartë. Me 60.1 miliardë euro në vitin 2020, energjia përbën rreth dy të tretat e importeve të Evropës nga Rusia. Tregtia (si vendase ashtu edhe ndërkombëtare) në mallrat e energjisë është gjithashtu shumë domethënëse për ekonominë e Rusisë dhe financat e shtetit, duke përbërë gati një të pestën e buxhetit kombëtar, sipas shifrave të përkohshme për vitin 2021.

US, UK & Europe have sent Ukraine weapons worth billions. Their post-war fate is stoking worry

Eksportet e mineraleve në Evropë (përfshirë hidrokarburet) përbëjnë afërsisht gjysmën e totalit. Është e vështirë të llogaritet se cila pjesë e kësaj shifre shkon drejtpërdrejt në arkën e shtetit, por është e qartë se përbën një kontribut të rëndësishëm. “Gjendja aktuale e tregut global të naftës dhe çmimi aktual, shumë i lartë që po shohim, padyshim që po i sjellin shumë përfitim Rusisë,” tha Mario Bikarski, analist rus në The Economist Intelligence Unit disa kohë më oarë. “E gjithë kjo është me të vërtetë e dobishme për rezervat valutore të Rusisë, sepse Rusia ka këto rregulla fiskale sipas të cilave të gjitha të ardhurat mbi 43 dollarë për fuçi naftë shkojnë në fondin kombëtar të pasurisë sovrane”.

Si pikë krahasimi, vlera e importeve evropiane të mineraleve nga Rusia është më shumë se shuma që Kremlini shpenzon për ushtrinë. Po ashtu dhe kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki e tha edhe më troç pas një samiti të BE vitin e kaluar: “Ne po blejmë si Bashkimi Evropian shumë gaz rus, shumë naftë ruse.

Dhe presidenti Putin po i merr paratë nga ne, nga evropianët. Dhe këtë po e kthen në agresion, pushtim”, tha ai. Kujtojmë se përveç vendosjes së gazsjellësit Nordstream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë, që ende nuk funksiononte liderët evropianë kishin hezituar të goditnin drejtpërdrejt interesat ruse të naftës dhe gazit në sanksionet e shpallura përpara pushtimit rus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza nga "Deutsche Welle"

A po e armatizon Rusia naftën?