MENU
klinika

Nga procesi i lindjes tek zgjedhja e emrit

Fifi na zbulon disa detaje të reja rreth fëmijës së saj

28.06.2023 - 11:19

Rreth dy muaj më parë Filloreta Raçi e njohur si Fifi u bë nënë për herë të parë. Artistja solli në jetë djalin e saj të cilin e ka quajtur Theo Mal.

Së fundmi në një bisedë virtuale në Instagram një ndjekës/e e ka pyetur pse ka zgjedhur pikërisht këtë emër për foshnjën e saj.

Më tej Fifi ka shpjeguar: Theo-nga latinishtja e vjetër do të thotë Zot. Mal-nofka e xhaxhait të ndjerë të Adisit. Dhe kur e lidha Theo Mal e përktheva si “Zot i Maleve”.

Një tjetër pyetje që i është bërë këngëtares ka qenë në lidhje me procesin e saj të lindjes, nëse ishte natyral apo një lindje çezariane. Fifi tregoi se ka bërë një lindje natyrale, duke shtuar: “Lindje natyrale, absolutisht. Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë inshallah shpëton nëna dhe fëmija.”

Kujtojmë që partneri i Fifit, Adisi ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me modelen Adrola Dushi.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë