MENU
klinika

Lirimi i Tahirit/ "Ruajti kodin ‘Omerta’"

Flamur Noka: Gjatë kohës së tij vendi u kthye në ‘kantier’ droge

05.06.2023 - 22:06

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, është shprehur se Saimir Tahiri u lirua pasi respektoi kodin e heshtjes duke mos nxjerrë emra të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Komentet Noka i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se Tahiri gjatë kohës që ishte në burg u kontaktua nga PS për të përdorur të gjitha lidhjet e tij kriminale për zgjedhjet e 14 majit.

Ai shtoi se gjatë kohës që Tahiri ishte ministër, Shqipëria u kthye në një ‘kantier droge’, duke nënkuptuar kultivimin e shtuar të kanabisit.

“Përsa i përket drejtësisë kemi votuar siç e dini ju reformën në drejtësi, kemi atakuar hapat e mëtejshëm që treguan që reforma ishte soris-reformë, për t’ja dhënë drejtësinë Edi Ramës. Edhe në SHBA ka ndërhyrje të tilla Soros.

Nga 1-2 milionë euro kilometri i autostradës shkon 23, përgjigjen e ka se pasi morën drejtësinë ishin të sigurt se asnjë gjemb në këmbë nuk i hyn. Revolucionarët e kanë këtë, të majtët hanë bijtë e vetë. Koha ishte e mjaftueshme për të vërtetuar se drejtësia ishte e gjitha politike.

Shikoni rastin e Saimir Tahirit, që nga mënyra si u formuluan akuzat, kur gjithë shqipëria u kthye në kantier droge, kur zbuluam se kemi pasur pa fund pista avionësh që nuk ishin eksploruar as nga Italia, e kishte bërë Tahiri. Shqipëria Kolumbi, Meksisë dhe Ekuador dhe në Shqipëri është bëj para, bëj sikur dhe dil pa lagur. Në burg do të ngelet kush nuk ka para. Këto pritshmëri ne nuk i kemi. Maskarada elektorale që është zhvilluar, ose farsa.

Unë dhe zoti Olli hyjmë dhe dolëm me duar në xhepa nga ministria, të tjerët dolën miliarderë. Se po i bëjnë nja 2 vite brenda dhe dolën sot e po shijojnë pasuritë. Unë kur të dal në pension mund të kem ndonjë akuzë.

Ishte me një kontigjent të fortë kriminal dhe i tha më vjen turp të dal unë e të rrish ti. Pse doli kontigjenti kriminal nga burgu, për të shërbyer në zgjedhje. Tahiri ruajti kodin Omerta gjatë kësa periudhe dhe e kontaktuan në burg për të përdorur të gjitha lidhjet e tij në zgjedhje”, u shpreh Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Është një tallje me drejtësisë"

Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, reagon Gazment Bardhi