MENU
klinika

Elbasani i rrethuar prej mesnatës

FNSH në kërkim të Talo Çelës

29.06.2023 - 10:07

Qyteti i Elbasanit vijon të jetë i blindur nga Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë. Ky aksion, i cili është shtrirë në të gjithë qytetin ka në fokus identifikimin dhe kapjen e peronave më të shkuar kriminale. Paraprakisht dyshohet se në mesin e peronave të kërkuar është edhe Talo çela.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ai po ashtu është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Elbasani i rrethuar prej mesnatës, FNSH në kërkim të Talo Çelës
Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk e vrava se m’u duk hallexhi”

Dëshmia e Hoxhajt për vëllain e Talo Çelës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për Rinasin

Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan vëllai i Talo Çelës


Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan