Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj martohen nesër (17 qershor) dhe disa detaje janë zbuluar nëpër media për ceremoninë.
Ftesa e dasmës
Kisha ku do të mbahet ceremonia: The Abbey of Saint Galgano
Kisha ndodhet në provincën e Sienës, në rajonin e Toskanës. Kisha dallon për muret pa çati të stilit gotik të shekullit XIII.
Vendi ku do të zhvillohet festa: Në zemër të Tenuta Larnianone, ndodhen vila dhe shtëpi fermash të ristrukturuara sipas traditave toskane
Këngëtarët: Thuhet se Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, të cilëve do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.
Shtojcë: Mendohet se të ftuarit e kanë të ndaluar të publikojnë foto në rrjete sociale
Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit. Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero.