MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ftohje dhe zbehje e gishtave të dorës, çfarë tregon?

24.06.2023 - 08:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ftohje dhe zbehje e gishtave të dorës, çfarë tregon?

Mjeku: Personat me këto ankesa gjithmonë duhet të shkojnë mjeku reumatolog për ta vlerësuar situatën, nëse kemi të bëjmë me një sëmundje reumatizmale apo thjesht një reagim jonormal i trupit ndaj të ftohtit.

Nëse gishtat ndryshojnë dhe ngjyrën e lëkurës në të zbehta apo vjollcë patjetër që duhet vlerësuar nga mjeku. Në këto raste kemi të bëjmë me fenomenin Raynaud, zbehje e gishtave nga ngushtimi i enëve fundore të gjakut pas ekspozimit në të ftohtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.