MENU
klinika

Pse është në alarma presidenti serb?

Gati të publikohet drafti i ri për Asociacionin

28.06.2023 - 11:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po gjendet në një situatë shumë të vështirë, pasi ndërkombëtarët në javët në vazhdim nuk do ta tolerojnë politikën e tij me dy karrige. Edhe pse Serbia po luan rolin “e viktimës”në tensionet e fundit në Veri të Kosovës, SHBA-BE pritet që shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në këtë mes Beogradi as nuk do të pyetet fare. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Në një farë mënyre ai po përgatit popullin e vetë se Beogradi do të “përtypë” zgjedhjet e vështira të Perëndimit pa bërë asnjë zë. Lideri serb shtoi se Beogradi po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”. “Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare. Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç në Valevë të Serbisë.

Paralajmërimi i SHBA
Pra me reagimin e Vuçiç, Shtetet e Bashkuara të Amerikës paskan menduar gjithçka. Zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar dha pak ditë më parë garancinë se planet e Beogradit për një republikë të re serbe, e cila më pas do bllokonte shtetin njësoj si në Bosnje Hercegovinë nuk do të ndodhin. “Kjo nuk do jetë një republikë e re serbe si Bosnje Hercegovina. Themelimi i Asociacionit Serb të Komunave në Kosovë është një angazhim ndërkombëtar, ligjërisht i detyrueshëm. Ato përmenden në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Asociacioni Serb i Komunave duhet të ndodhë. Pyetja është: Si do duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Serbe si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për këtë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë në këtë drejtim dhe të na japë një projektmarrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit (shënim: për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës) varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”, u shpreh Escobar. Ai tha në fund që edhe nëse Albin Kurti nuk e pranon, Asocacioni do të bëhet. Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do bëhet. Pyetja është: A dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore”, tha ai.

SHBA kërkon që Serbia të njohë Kosovën
Gjithashtu SHBA kërkon që në fund Serbia të njohë Kosovën. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë se çfarë duhet të bëjë Vuçiç në lidhje me Kosovën. Nëse shikoni marrëveshjen e normalizimit me Prishtinën, pothuajse gjithçka qëndron mbi supet e Serbisë: ajo duhet të njohë integritetin territorial të Kosovës, flamurin, simbolet kombëtare, pasaportat dhe dokumentet qeveritare. Dhe nuk do e bllokojë më integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare. Gjithçka që duhet të bëjë Kosova për këtë është të zbatojë një marrëveshje tashmë ekzistuese: formimin e asociacionit të komunave”, tha ndër të tjera Escobar pak ditë më parë. Kujtojmë se për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute. Për këtë çështje, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje: më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese gjeti se marrëveshja e vitit 2015 nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që mund të harmonizohet përmes ligjeve. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin, por Qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin