MENU
klinika

"Nëse Kurti nuk heq dorë..."

Grenell, qytetarëve të Kosovës: Përgatituni për pasoja të rënda

08.06.2023 - 09:33

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trump, Richard Grenell deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën.

“Komuniteti ndërkombëtar i dha atij afat deri të premten për të përmbushur detyrimet që vendi i tij kishte marrë më parë”, tha Grenell, shkruan Kossev.

Nga ana tjetër, ai paralajmëron pasoja të rënda nëse Kurti nuk e bën këtë.

“Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton”, theksoi Grenell.

Ish-i dërguari i presidentit amerikan thotë gjithashtu se “i pa pasojat” dhe se ato “nuk janë të bukura”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN