MENU
klinika

158 karrige në parlament

Greqia “blu”, Mitsotakis fiton bindshëm

26.06.2023 - 11:50

Partia e Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re fitoi bindshëm në zgjedhjet e djeshme, duke siguruar 158 karrige deputetësh në parlament.

Rezultatet tregojnë se 98.2% e vendit është blu me përjashtim të Rodopit ku SYRIZA ishte partia e parë.

Në rang vendi Demokracia e Re ka marrë 40.56%, SYRIZA 17.83%, PASOK/KINAL 11.86%, KKE 7.68%, Spartanët 4.67%, Hellenic Solution 4.45%, Victory 3.69% dhe Freedom Sailing 3.17%.

Kujtojmë që këto zgjedhjet janë raundi i dytë, dhe mbahen pas 30 ditësh pas zgjedhjeve parlamentare ku konservatorët arritën fitore me diferencë të madhe ndaj të majtëve, por nuk mundën të siguronin shumicën parlamentare për shkak të sistemit të thjeshtë proporcional.

Kujtohet se në zgjedhjet e majit rezultatet përfundimtare për këto parti ishin:

Demokracia e Re 40.79%

SYRIZA 20.07%

PASOK 11.46%

Harta e Greqise pas rezultatit te zgjedhjeve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN