MENU
klinika

"S’ka shtyrje të seancave dhe më pak kosto"

Harta e re gjyqësore, Llagami: Raportohet për rezultate të larta

23.06.2023 - 11:53

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, ka folur lidhur me rezultatet e para pas miratimit të hartës së re gjyqësore. Në një deklaratë për mediat, Llagami, tha se gjatë monitorimit janë konstatuar resultate shumë herë më të larta.

Sipas kryetares së KLGJ-së bëhet me dije se pas miratimit të hartës së re gjyqësore, gjyqtarët janë të fokusuar vetëm në zgjidhjen e çështjeve dhe nuk lëvizin siç lëviznin dikur, për të plotësuar trupat në Gjykatat e tjera.

Më tej Llagami tha se nuk ka patur shtyrje të seancave dhe ka patur më pak kosto. Ndërkohë, sa i përket infrstrukturës, kyretarja e KLGJ-së tha se njanë duke vepruar së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, pasi dëshirojnë që godinat të jenë të koordinuara me prokurorinë, për t’i siguruar kështu një shërbim më të mirë qytetarëve.

“Ajo që shohim dhe kam parë gjatë monitorimit të kësaj gjykate shohim se ritmi jo vetëm që po mbahet por po shkohjmë edhe në rezultate shumë të larta. Gjyqtarët në këto momente fokusohen vetëm në zgjidhjen e ccështjeve dhe nuk lëvizin siç lëviznin dikur, për të plotësuar trupat.

Nuk kemi shtyrje të seancave dhe më pak kosto. Sa i përket infrastrukturës ne mund të themi që me godinat e Gjykatave jemi duke vepruar së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme pasi duam të kordinojmë, godinat që kemi ti kordinojmë me Prokurorinë për të patur shërbim më të mirë”, tha ajo.

Ndërsa në lidhje me pyetjen për plotësimin e numrit të Gjyqtarëve në gjykatën e Apelit ajo është shprehur se është e rëndësishme që deri më tani kemi një ecuri të mirë për trajtimin e dosjeve.