MENU
klinika

Sa vite burg kërkon për Kokën dhe Bllakon

Hetimet për inceneratorin e Fierit, SPAK jep pretencën

12.06.2023 - 11:34

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën për të akuzuarit si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka, 10 vite burg për ish deputetin Alqi Bllako, 12 vite burg për Klodian Zoton dhe 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Nëse pranohet kërkesa e SPAK, ata përfitojnë ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Pretenca e SPAK dhe ulja e denimit nga gjykimi i shkurtuar

Lefter Koka- nga 10 vite burg ulet dënimi në 6 vite e 8 muaj

Alqi Bllako – nga 7 vite burg ulet dënimi në 4 vite e 8 muaj

Klodian Zoto – nga 12 vite burg ulet dënimi në 8 vite

Arben Dervishaj – nga 4 vite burg ulet dënimi në 2 vite e 8 muaj