MENU
klinika

I dorëzoi mandatin

Bardh Spahia zbardh bisedën me Benet Becin

20.06.2023 - 10:40

 Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se në takimin me pasardhësin e tij Benet Becin, i ka kujtuar atij vjedhjen e votave në Shkodër. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se kishte evidentuar faktin që sipas tij në Shkodër nuk u zhvilluan zgjedhje, por se rezultati rrodhi nga një masakër elektorale dhe nga blerja masive e votës.

Postimi i plotë:

Sot prita në zyrë z. Benet Beci. E bëra me kulturën e qytetarisë me të cilën jam rritur dhe e kam trashëguar prej Shkodrës time. Por pa dyshim në ato 10 minuta takim, i përsërita z. Beci ç’ka kam shprehur publikisht në mënyrë të përsëritur, se në Shkodër nuk pati zgjedhje, por një masakër të vërtetë elektorale, ku votat u blenë masivisht me milionat e eurove të hedhura nga pushteti, u grabitën me dhunë e kërcënime të paprecedent nga krimi i organizuar i mbështetur dhe koordinuar nga vetë shteti, të shoqëruara me retorikën shantazhuese të kryeministrit, për mosdhënie investimesh për Shkodrën. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 32 vjet pluralizëm dhe është një njollë e errët, që do i shoqërojë, të gjithë ata që u bënë pjesë e vjedhjes dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Mirënjohje e respekt bashkëqytetarëve të mi, të gjithëve që më mbështetën si në këto zgjedhje ashtu edhe gjatë rrugëtimit të shkurtër në krye të bashkisë. Qytetaria, dinjiteti dhe integriteti janë tiparet që na dallojnë, e që padyshim do na bëjnë prapë bashkë shumë shpejt, sepse ne demokratët e kemi provuar që jemi qëndrestarë!