MENU
klinika

“I’m Good (Blue)”

Bebe Rexha dhe David Guetta thyejnë një tjetër rekord!

08.06.2023 - 08:33

David Guetta dhe Bebe Rexha kanë dëshmuar gjithmonë se bashkëpunimet e tyre janë shumë të suksesshme.

Që nga hera e parë kur dyshja bashkëpunuan në këngën “Hey Mama”, ata kanë pasur sukses dhe më pas e vazhduan bashkëpunimin edhe në tri këngë të tjera.

E fundit u publikua vitin e kaluar, kënga “I’m Good (Blue)”, e cila erdhi si një ripërpunim modern i këngës legjendare “Blue” të Eiifel 65.

Kënga e cila u publikua fillimisht në gusht dhe më pas edhe me klip në shtator të vitit të kaluar, është pritur tejet mirë nga fansat.

Kjo këngë tashmë ka arritur të shënojë mbi një miliard dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë gjë e kanë bërë të ditur vet artistja shqiptare dhe Guetta, përmes shpërndarjes së një statusi të Spotify-t në rrjetin social Twitter.

“I’m Good (Blue)”, ka qenë këtë vit e nominuar edhe në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, Grammy Awrds 2023, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Të njëjtët u nominuan edhe në Brit Awards 2023 për “këngën më të mirë të vitit”, por në të dyja ceremonitë e çmimeve u mundën nga Beyonce me këngën “Break my soul”.

Gjithsesi, ata fituan çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në ceremoninë evropiane të çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga prezantuesja te tre të nominuarat në të njëjtën kategori

“MTV Awards” ‘pushtohet nga artistet shqiptare


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë