MENU
klinika

Shkak mungesa e avokatit

Inceneratori i Elbasanit, shtyhet sërish seanca gjyqësore

08.06.2023 - 14:30

Seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish ditën e sotme. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e një avokati. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Inceneratori i Elbasanit në remont, por mbetjet digjen pranë lumit Shkumbin”

BIRN: Ministrja e Mjedisit bën një sy “qorr” për krimin mjedisor

Merret në pyetje ish-gruaja dhe persona të tjerë

Ahmetaj zyrtarisht nën hetim nga SPAK për tre vepra penale

Nga afera e inceneratorëve tek largimi i shqiptarëve

BIRN: Ja ngjarjet që shënjuan vitin 2022