MENU
klinika

Lëvizja e Macron zemëron Evropën

Itali-Francë, të destinuara për të qenë “armike”…

27.06.2023 - 09:30

Franca ka ndezur zemërimin në të gjithë Evropën, po kryesisht në Itali, vetëm pak pasi presidenti Emamnuel Macron hodhi hapin e parë për të rregulluar marrëdhëniet, me anë të një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ai ka mbështetur Arabinë Saudite dhe jo Italinë fqinje për të pritur ekspozitën e mrekullueshme botërore 2030, ndërsa Emmanuel Macron shtyn për të rritur tregtinë dhe lidhjet diplomatike me eksportuesin më të madh të naftës në botë.

Mbështetja e presidentit francez për një ofertë të drejtuar nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i njohur si MBS, ka zemëruar Romën dhe ka ngritur shqetësime nga organizata jo-qeveritare, që bëjnë fushatë kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, pas vrasjes brutale të gazetarit Jamal Khashoggi, në 2018, që thuhet se është urdhëruar nga princi.

Lëvizja e Macron tani po ngre shqetësime edhe në vendet e tjera të BE-së.

Franca “tërbon” sërish Evropën, zgjedh Arabinë

Katër vende kanë bërë ofertë për të pritur World Expo 2030, një ngjarje masive që u lejon vendeve të shfaqin veten e tyre, e mbajtur çdo pesë vjet dhe që mund të gjenerojë para, vende pune dhe vëmendje globale. Ashtu si Italia dhe Arabia Saudite, Ukraina dhe Koreja e Jugut kandiduan.

Një votim i fshehtë do të përcaktojë fituesin në nëntor. E pyetur nga Politico, lidhur me vendimin e Parisit, Meloni tha se ajo “nuk ishte në gjendje të gjykonte zgjedhjet e të tjerëve”.

Megjithatë, aleatët e saj ishin më të ashpër. 

“Qeveria franceze nuk tregon përkushtim të veçantë ndaj Evropës,” tha Nicola Procaccini, një eurodeputet nga partia Vëllezërit e Italisë së Melonit. Ai kritikoi “inkoherencën e Francës”, dhe mungesën e mbështetjes për vendin fqinj