MENU
klinika

Zbardhen emrat

Ja kandidatët e propozuar për ambasador në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

06.06.2023 - 17:33

Janë zbardhur katër emrat e tjerë të propozuar të kandidaturave për ambasador në disa vende të Bashkimit Europian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliut, mësohet se Uran Ferizi është propozuar për ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të zëvëndësojë ambasadorin Qirjako Qirkjon. Blerta Kazadej është poropozuar për të qenë ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azerbajxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjerogjinë, Afganistanin dhe Kazakistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.

Ndërkohë, ambasadori Artur Kuko në Gjermani pritet që të zëvëndësohet nga Adia Sakiqi, ndërsa zv ministrja Meri Kumbe është propozuar për ambasadore në Izrael.

Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj.