MENU
klinika

Ja shkaku kryesor

Jamie Foxx ka mbetur pjesërisht i verbër dhe i paralizuar

02.06.2023 - 10:17

Lajme të trishta për gjendjen shëndetësore të aktorit Jamie Foxx. Një gazetar ka pretenduar se aktori ka mbetur pjesërisht i paralizuar dhe i verbër. Sipas tij, aktori 55-vjeçar pësoi një mpiksje në tru që e dërgoi në spital, ngjarje kjo pasi atij iu bë presion për të bërë vaksinën Covid.

Në podcastin ‘Ask Dr Drew’, gazetari veteran AJ Benza, një ish-shkrimtar i New York Dailyt’, bëri deklaratën duke cituar burime të besueshme. Sipas Benzës, një burim që ishte në dhomën e Foxx-it dhe ishte i përfshirë në kujdesin e tij i tha atij se “mpiksja e gjakut në trurin e tij bëri që ai të ishte pjesërisht i paralizuar dhe i verbër në atë pikë,” raporton Radar Online.

Aktori thuhet se pësoi një “komplikacion mjekësor” në xhirimet në Atlanta më 11 prill, ndërsa xhironte “Back in Action” me aktoren e tij Cameron Diaz, e cila gjithashtu shpreson rikthimin e tij në aktrim.

Vajza e Jamie Foxx, Corinne Foxx deklaroi se babai i saj ishte duke u rikuperuar. “Është e trishtueshme të shoh sesi mediat shkruajnë keq. Babai im ka qenë jashtë spitalit për javë të tëra, duke u rikuperuar. Në fakt ai dje po luante!”.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë