Pas fitores së edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Këngëtari i cili është duke shijuar suksesin me koncertet e tij, është një ndër emrat më të dashur për publikun anë e mbanë.
Së fundmi, ish-banori ka dhe një intervistë me Meriton Mjekiqin ku ka folur rreth eksperiencës së Big Brother VIP, marrëdhënies me Kiara Titon si dhe filmin “Në kuadër të dashurisë’ që pritet të dalë shumë shpejt ku protagonist është ai dhe Olta Gixhari.
I pyetur nëse bëhet xheloze partnerja e tij, këngëtari u shpreh:
“Jo, nuk është se është xheloze thjesht është me mend në kokë. Por edhe jo me mend ne kokë ka një mesazh… Nuk ka pse të jetë xheloze është mese normale se që në një çift ka xhelozi se po nuk pati xhelozi nuk ka dashuri. Unë jam vetë natyre ngacmuese dhe e ngacmoj dhe i them ‘u lodha mbrëmë, pse si shkoi koncertit jo po na erdhën disa balerina’ e kshu edhe filloj ta ngacmoj por ajo e ka njohur natyrën time dhe për ketë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj aty ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk janë të vështira gjërat për tu fituar por është e vështirë për ti mbajtur kështu që nuk kam pse e çoj dëm gjithë atë kohë gjithë atë përkushtim, gjithë atë vëmendje dhe fjalë nuk kam pse i hedh poshtë për diçka që është…(pa vlerë)”.
I pyetur se cila është tematika e filmit të shumëpritur, Ejlli zbuloi:
“Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshte që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bën shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të mbarojnë me 15 korrik”.