MENU
klinika

“Me urdhër të Vuçiç…”

Komandanti i “Kobras”: Nuk kemi hyrë në Kosovë

19.06.2023 - 10:38

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e tij nuk janë futur në territorin e Kosovës, por nëse marrin urdhër do ta zbatojnë.

Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviç.

“Njësia ‘Kobra’ e Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në Kosovë, por me urdhër të kryekomandantit Aleksandër Vuçiç angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN