MENU
klinika

"Ma shpifin kur lexoj…"

Komentet negative për peshën e saj, Bebe Rexha reagon sërish

28.06.2023 - 11:25

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është një ndër artistet më të pëlqyera ngap ubliku anë e mbanë botës. Mirëpo aq sa e duan për talentin e saj në muzikë, ka dhe të tjerë të cilët vazhdojnë ta komentojnë për peshën e saj trupore.


E së fundmi, Bebe ka reaguar sërish ndaj komenteve negative të ndjekësve nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagramin e saj.

Gjatë videos ku shfaq format e saj para kamerës pa u kursyer aspak, Bebe shkruan:

“E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve, por kjo vjen me situatën. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe mos e gjykoj veten, ndërsa po ashtu po përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam mësuar megjithatë është se numrat nuk të përcaktojnë, zemra e bën.”

Kujtojmë se disa ditë më parë, këngëtarja u godit në fytyrë me telefon teksa po performonte në një koncert në New York.

Artistja u dërgua me urgjencë në spital ku ka mori mjekimin e duhur. Në pamjet që u publikuan pas incidentit dukeshin qartë shenjat që i kishte lënë në fytyrë goditja e telefonit, ku një pjesë e fytyrës ishte e nxirë dhe kishte bërë qepje në vetull.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë