MENU
klinika

Çfarë ndodh nëse nuk shkon në mbledhje?

Fredi Beleri nuk lejohet të betohet në postin e kryetarit

27.06.2023 - 09:35

Fredi Beleri nuk do të betohet sot si kryetar i bashkisë së Himarës në në konstituimin e këshillit bashkiak. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi dje kërkesën për leje të përkohshme me argumentin ligjor se ajo jepet vetëm në rast vdekje, martese apo provimi.

Fredi Beleri është i arrestuar dhe në burg për akuzën e shitblerjes së votës. Që ai të ushtrojë detyrën për të cilën u votëbesua në 14 maj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të betohet, në të kundërt ai nuk çertifikohet si kryebashkiak i Himarës. Mundësinë e radhë për tu ulur në karrigen e të parit të Himarës, Fredi Beleri e ka në 15 korrik. Pas rekursit, Gjykata e Lartë do të vendosë për masën e sigurisë, nëse do të lërë në fuqi arrest me burg apo do ta ndryshojë në arrest në shtëpi.

Deri në ketë vendim i cili është i lidhur me betimin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Jorgo Goro, do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë Himarë. Ndryshe nga Himara që kryebashkiak të zgjedhur ka Fredi Belerin por deri në një vendim të drejtësisë do të drejtohet nga Jorgo Goro, socialisti që i humbi zgjedhjet, në Rrogozhinë zgjedhjet do të përsëriten. Data më mundshme është 23 korriku. Edhe pse një bashki e vogël për kandidatët në garë që nuk ndryshojnë, për PS Edison Memolla dhe koalcioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha nuk do te votohet dhe numërohet elektronikisht. Ende nuk ka një vendimarrje nga KQZ për qendrën e votimit në burgun e Rrogozhinës, që çoi në përsërtjen e zgjedhjeve.

Reagimi

Sali Berisha reagoi dje në lidhje me vendimin e GJKKO, e cila refuzoi kërkesën e Fredi Belerit për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës. Me anë të një reagimi, lideri demokrat shprehet se GjKKO ka zbatuar urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës. Berisha shprehet se Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve. “Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak.

GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit. Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve. Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.

Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e famijes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës. Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij. Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet. Për këtë, Edi Rama luan nacionalistin në Himarë dhe internacionalistin në Beograd e Prishtinë. Nuk është punë kombesh, sepse kur ka interes, Edi Rama bëhet tregtar flamujsh. Shihni si po shet interesat Kosovës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e saj me padronin e vet, Vuçiç”.

Athina zyrtare: Synimi i autoriteteve shqiptare, t’i heqin postin e kryetarit

Athina zyrtare reagoi dje pas rrëzimit të kërkesës së Fredi Belerit për leje të posaçme, në mënyrë që të mund të betohej si kryebashkiak i Himarës. Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme greke e konsideron këtë vendim si privim të Belerit nga betimi si kryebashkiak, ndërsa thekson se ai ende nuk është dënuar me vendim të formës së prerë. Në reagim kërkohet që Shqipëria të respektojë ligjin dhe të drejtat e tij deri në zhvillimin e gjyqit.

Sipas njoftimit ky refuzim tregon pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën sipas tyre, ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e rajonit. Gjithashtu Ministria e Jashtme e Greqisë thuhet se Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE, duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë.

“Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit” thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme greke.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën për leje të përkohshme me argumentin ligjor se ajo jepet vetëm në rast vdekje, martese apo provimi. Fredi Beleri është i arrestuar dhe në burg për akuzën e shitblerjes së votës. Që ai të ushtrojë detyrën për të cilën u votëbesua në 14 maj, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” duhet të betohet, në të kundërt ai nuk çertifikohet si kryebashkiak i Himarës. Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin e të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua ditën e djeshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN