MENU
klinika

Tensionet në Veri

Kosova shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

29.06.2023 - 12:34

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), organizata që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ky propozim është arsyetuar më pas edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke thënë se e kanë sfiduar shtetin me barrikada, sulme ndaj zyrtarëve policorë, ndaj objekteve shtetërore, ndaj kundërshtarëve politikë e të tjera.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç deklaroi se nuk duhen të merren vendime të ngutshme prandaj ka kërkuar që të rishikohet i njëjti, por propozimi i tij nuk është marrë parasysh dhe në fund kabineti qeveritar votoi me shumicë që “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi i Kurtit/ Reagojnë ish-ushtarakët

“Shërbimi ushtarak i obligueshëm ka kosto të lartë”

Daçiç: Serbia ka qenë gjithmonë pala që...

“Tensionet në veri mund të shkaktojnë probleme më serioze”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin