05.06.2023 - 12:12
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen këtë javë në Tiranë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se pritet të zhvillohet një takimin i formatit “retreat” të enjten.
Ky takim zhvillohet në kuadër të iniciativës “Open Balkan”.
Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.
Natyrisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve. Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës./TopChannel
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ish-prokurori: Ballkani i hapur ka vdekur tashmë
“Situata në Kosovë regjizorin e ka në Moskë dhe skenaristin në Beograd”
Intervistë e Presidentit slloven
“Nga ‘Ballkani i hapur’ do të përfitonin të gjithë!”
Nga Artur Ajazi