MENU
klinika

Escobar i dha “ultimatum” deri në fund të korrikut

Kurti: Do kemi zgjedhje të parakohshme pas disa muajsh

08.06.2023 - 09:14

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se pas disa muajve mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Veri.

Kurti ka folur në një intervistë për France 24, duke thënë se pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por qëllimi është sundimi i ligjit.

Ai ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen vetëm nëse do të shpërndahen protestuesit në Veri.

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet së pari të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje”, u shpreh Albin Kurti.

Ndërkohë, i deleguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë ditën e sotme se zgjedhjet e parakohshme në komunat e Veriut duhet të zhvillohen deri në fund të muajit korrik.

Më herët, kryeministrit të Kosovës i janë paraqitur 3 kërkesa nga Perëndimi që përfshijnë : Rikthimin në dialogun Prishtinë-Beograd, zgjedhjet e reja të parakohshme dhe uljen e tensioneve në Veri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të largohet nga pushteti më shpejt seç pritej

“Shkundet” politika në Serbi, Kosova “thyen” Vuçiçin


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin