Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron që ta tërheqë Serbinë në konflikt të hapur dhe luftë me NATO-n. Kreu i shtetit shtoi se sot do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija, ku do diskutojnë për situatën.
“Kurti nuk do të ndalet. Ata nuk duan t’i miratojnë parimet. Kurti do luftë, për të na tërhequr në luftë. Ai dëshiron të jetë udhëheqës lufte, sepse kjo i mungon në biografinë e tij. Ai është një enverist, një marksist”, tha Vuçiç duke shtuar se përshkallëzimi në Kosovë nuk ka arritur kulmi.
Ai ka theksuar se forca e ushtrisë serbe është pakrahasueshme më e madhe se Forcat e Sigurisë së Kosovës, por duke theksuar se Kosova është e armatosura me armë turke. Ai shtoi se turqit armatosën Kosovën sipas Marrëveshjes Ushtarake Teknike nga Kumanova.
“Turqit u dhanë automjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, dronë, obusa, të gjitha këto janë gjëra që i ka Forca e Sigurisë së Kosovës”, tha ai.