MENU
klinika

Anulimi i mbledhjes së dy Qeverive

Kurti komenton vendimin e Ramës: E paarsyeshme!

15.06.2023 - 10:48

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sërish vendimin e kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Sveçla, ai tha se ka qenë një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.

‘Vendim i njëanshëm dhe i paarsyeshëm’

Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes pak orë para, ku gjithçka ishte bërë gati për takimin ku do të firmoseshin 13 marrëveshje që përfshinin dy vendet. Kryeministri Edi Rama anuloi dy ditë më parë mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri që ishte parashikuar të mbahej në Gjakovë.