MENU
klinika

Tensionet në veri

Kurti viziton Mitrovicën e Veriut, shoqërohet nga ministri Sveçla

28.06.2023 - 19:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kurti ka shkuar sot në Mitrovicë ku dhe ka takuar policët të cilët janë pozicionuar në veri.

Kjo vizitë e kryeministrit ka ardhur pas tensioneve të mëdha të regjistruara prej ditësh në veri të Kosovës.

Kujtojmë se ditën e sotme Albin Kurti ka takuar edhe tre policët, Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u rrëmbyen në veri të vendit dhe u mbajtën në qeli për 12 ditë.

Policët u rrëmbyen nga serbët më 14 qershor, ndërsa u lanë të lirë pas shumë thirrjesh të ndërkombëtarëve më 26 qershor.

Ne foto: Kryeministri Albin Kurti me ministrin teksa takojne policet ne veri te Kosoves
Ne foto: Kryeministri Albin Kurti me ministrin teksa takojne policet ne veri te Kosoves

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin