MENU
klinika

“Bashkia Kuçovë e grabitur, do i kthehet banorëve”

Lefter Maliqi paralajmëron tjetër kallëzim në SPAK

11.06.2023 - 11:03

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka paralajmëruar një tjetër kallëzim penal të hënën në SPAK, sa i takon krimeve elektorale.

Ai shprehet se komisionerë, numërues, punonjës të administratës etj. janë kapur në shkelje flagrante dhe çdo provë do të dërgohet në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtarë.

Maliqi thotë se çdo gjë të do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërimit duke nënvizuar se Bashkia e grabitur e Kuçovës do i kthehet banorëve.

”SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante.

Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtar. Oligarku Salillari dhe ‘pengu’ i tij Hajdari, falangat e krimit, drejtues dhe ish-drejtues policie, forca Operacionale të urdhëruara nga Çuçi i dështuar, ‘çakulli dhe asfalti elektoral’, joshjet, kercënimet, blerjet, ndihmat, braktisja e detyrës, votimet në grup, fshehja e proces-verbaleve origjinale, kuti pa vula, me kode të ndërruara, fletë votimi bosh e të nxjerra jashtë, persona që votojnë 2-3 herë, drejtues të PS dhe të Bashkisë duke shoqëruar votues me imponim, operator PEI punonjës të Bashkisë në shpërdorim detyrë, këshilltarë dhe drejtues të Bashkisë si numurues dhe operatorë, qendra votimi me kamera të dëmtuara qëllimisht, votime për njerëz që ndodhen jashtë shtetit, falsifikime, vula të demtuara,braktisja e KZAZ mbi 1 ore para procesit te numurimit pa vendim KQZ,kutitë e votimit u lanë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e qendres së kultures së Bashkise me dere nga KZAZ ngjitur me kutite dhe me dalje në Shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vertetë! Tjetërsim i votës, manipulim, vjedhje, abuzim.

Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do ju kthehet banorëve!”, thotë Maliqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Largohem nga politika nëse s’dal fitues"

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” kallëzim në SPAK

Opozita nuk pranon humbjen në 3 qytete

KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 9 bashki