MENU
klinika

"Dëgjova që ju kishte marrë malli!"

Luana nis sezonin veror me nkoncerte

27.06.2023 - 11:39

Luana Vjollca është në punë e sipër për projektin e ri televiziv ‘Love Island’. Çdo ditë ajo ndan me publikun pamje nga puna në ‘Tvklan’, si dhe tregon se po punojnë shumë për të sjellë diçka të bukur. Por, përveç televizionit, Luana po punon edhe në muzikë.

Edhe pse nuk ka publikuar asnjë këngë të re, edhe Luana si kolegët e saj do të nisë koncertet verore. Këto ditë ajo do performojë për publikun, e madje thekson se do ua bëjë qefin pasi njerëzve i kishte marrë malli për të.

‘Se kë dëgjova që e kishte marrë malli të më shihte në koncert dhe vendosa t’jua bëj qefin’- shkruan Luana.

Ajo ka zbuluar për ndjekësit se koncertin do ta mbajë në Zvicër, në një nga clubet më të njohura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luana Vjollca e konfirmon nga Hollanda

“Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri