MENU
klinika

Sukseset nuk kanë fund

Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në Nju Jork

05.06.2023 - 11:55

Prej disa muajsh ai është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Është fjala për fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili po kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.

Nga data 9 qershor deri me 19 qershor, këngëtari i njohur do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.

Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e

Së bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në Nju Jork.

Nuk dihet nëse edhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të shkojë bashkë me Luizin apo do të qëndrojë në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E quajti nënën e fëmijëve të tij, por i kërkoi ndarjen!

“Rrengu” i Luizit për Kiarën, propozim romantik para finales

“Mund të përjashtohem të shtunën”

A u sqaruan Kiara dhe Luizi?

Kiara Tito shuan të gjitha dyshimet

“Natën finale të BBVIP do të ketë dasmë!”