MENU
klinika

Trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit!

Macron shton forcën policore, 45 mijë efektivë në gatishmëri

30.06.2023 - 22:00

Qeveria franceze ka marrë sot vendimin që të vënë në gatishmëri 45 mijë policë për të vënë nën kontroll situatën e tensionuar me protestat që po mbahen pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar nga forcat policore pak ditë më parë, raporton The Guardian.

Lidhur me masat për ruajtjen e rendit, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se “në pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vjet, ne e kemi përdorur gjendjen e jashtëzakonshme katër herë, për gjëra jashtëzakonisht të rënda. Nuk kemi mjete të jashtëzakonshme sepse nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme.”