MENU
klinika

Rreziqet

Mbidoza e alkoolit, ja çfarë pasojash lë në organizëm

02.06.2023 - 12:27

Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha mund të shkaktojë dëme në organizmin tonë në varësi të moshës, gjinisë dhe kohës së marrjes. Rreziku shfaqet kur përqendrimi i alkoolit në gjak është i barabartë ose më i madh se 0.08%, gjë që mund të arrihet tek meshkujt nëse konsumojnë 5 pije në 2 orë ose tek femrat një pije më pak në të njëjtin interval kohor. Megjithatë, mënyra se si trupi ynë e toleron këtë substancë varet nga disa faktorë si mosha apo pesha.

Koha luan një rol themelor në këtë rast dhe është ajo që bën diferencën dhe rrezikon jetën e njeriut. Me fjalë të tjera, kur pimë shpejt, kapaciteti i trurit për të kontrolluar funksionet bazë si frymëmarrja, rrahjet e zemrës ose termorregullimi fillon të bjerë. Për më tepër, alkooli i pranishëm në gjak nuk zhduket njëkohësisht me ndërprerjen e konsumit, mëlçia është në gjendje të metabolizojë vetëm 0,12 g/l alkool në gjak çdo orë.

Ndërkaq, cilat janë rreziqet e mbidozës së alkoolit? Dehja, ose sasia e alkoolit 0,08% në gjak, bën që individi të ndihet më i relaksuar, për shkak të së cilës reflekset e tij dobësohen, në disa raste do të ketë një ndërprerje mendore dhe në rastin më të keq, ngadalësim të funksioneve jetësore. Kur tejkalohet kufiri prej 0,2% deri në 0,3%, një nga simptomat më të zakonshme është humbja e vetëdijes ose të fiktit.

Dhe është e gabuar të besohet se kjo fazë e “gjumit” do të anulojë efektin e alkoolit. Përkundrazi, një nga shkaqet e vdekjes nga mbidoza lidhet me mbytjen nga të vjellat gjatë shtrirjes. Në rast helmimi, as kafeja me kripë, as dushi i ftohtë apo shëtitjet nuk do të ndihmojnë në largimin e alkoolit nga gjaku. Madje, ekspertët theksojnë se këto teknika madje mund ta përkeqësojnë situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?