15.06.2023 - 12:14
Tensione në burgun e Drenovës. Raportohet se të burgosurit kanë kërkuar nga drejtuesit më pak persona brenda një qelie, duke shtuar se ka shumë mbipopullim. Teksa më parë rrinin 4 të dënuar në një qeli, Drejtoria e Burgut ka vendosur të rrisë numrin në gjashtë.
Të burgosurit kanë bërë thirrje për këtë shqetësim edhe përmes avokatit të popullit dhe medias.
“Reagoni se po bëhet padrejtësi”.
Mirëpo, revolta e tyre është ndaluar nga gardianët, të cilët kanë izoluar 4 prej tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Disa të dënuar në gjendje të rëndë
Burgu i Drenovës, “pikë e nxehtë” kovidi
“Një herë na thanë trombozë, pastaj nga ataku”