MENU
klinika

Pasi mori licensën

Mc Kresha bëhet menaxher i këtij klubi!

27.06.2023 - 11:41

Reperi kosovar Mc Kresha tashmë është bërë me profesion të ri. Pasi u pajis me Licencën C ai është bërë pjesë e një klubi të futbollit kosovar, klubit ‘Phoenix’.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij klubi. Në njoftim thuhet se Kresha ka pranuar të bëhet pjesë e stafit teknik si dhe menaxher gjeneral.

Postimi i plotë:

‘Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral. E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu. Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim! MC Kresha’.