“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Më bëhen shpesh sytë të verdhë. Ç’mund të jetë?
Mjeku: Shpesh pjesë të caktuara të trupit mund të na paralajmërojnë për sëmundje apo probleme shëndetësore që kemi, të tillë janë edhe sytë.
Sy të skuqur: mund të vijnë si pasojë e sindromës së syrit të thatë.
Sy të verdhë: mund të tregojnë për verdhëz, për probleme me mëlçinë ose tëmthin. Sytë e verdhë mund të jenë edhe shenjë e hepatiteve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.