MENU
klinika

Siguria e furnizimit me gaz në vend

Me plan emergjence, por pa infrastrukturë të mirëorganizuar

27.06.2023 - 13:37

Edhe pse Shqipëria nuk zotëron infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror, qeveria po avancon me hartimin e dokumenteve që rrjedhin nga detyrimet ligjore dhe rregulloret e Parlamentit Evropian, në drejtim të sigurisë së funrizmit me gaz. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror”, ku ndër të tjera konkretizohet mënyra e bashkëpunimit të strukturave të drejtimit në rast se ai të bëhet funskional.

Sipas relacionit, që shoqëron draftin, kjo mundëson rritjen e shpejtësisë së marrjes së masave, për përballimin e emergjencave dhe krizave në furnizimin e tregut me gaz natyror. Dokumenti është hartuar, duke marrë si referencë një prej vendeve të Bashkimit Evropian, i cili zotëron një infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror. Por, gjithsesi impakti sipas hartuesve pritet të jetë minimal.

“Duke marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhemi ku në vendin tonë mungon një infrastrukturë e mirëfilltë për depozitimin, transportimin, shpërndarje për gazin natyror, vlerësojmë se impakti i këtij akti ligjor do të jetë i papërfillshëm dhe jo produktiv në kushtet kur mungon infrastruktura e nevojshme për zbatim e tij”, – thuhet ndër të tjera në relacion.

Nisur nga kjo situatë, edhe zbatimi i projektvendimit nuk shoqërohet me impakte financiare për buxhetin e shtetit. Aktualisht, gazifikimi i vendit është ende në letër, teksa një sërë projektesh janë prezantuar nga qeveria, por deri më tani nuk kanë nisur zbatimin. /Scan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-ministri i Brendshëm flet mbi kanabisin mjekësor

“Projekti mbart riskun e devijimit të prodhimit drejt tregut kriminal”