MENU
klinika

Detyrat “banale” që kishte presidenti rus

Misteri i 16 viteve në KGB, historia krejt ndryshe e Putinit

09.06.2023 - 09:00

Presidenti rus Vladimir Putin është portretizuar gjithmonë në botë si një spiun elitar sovjetik, madje supozohet se ka kryer operacione top-sekrete dhe të rrezikshme. Por, shumë larg figurës heroike, siç e përshkruajnë, Putini nuk ishte gjë tjetër veçse një “i porositur” i KGB-së, i cili ishte kryesisht i ngarkuar me dokumente të parëndësishme, ka zbuluar një raport nga gazeta gjermane “Der Spiegel”. 16 vitet e Putinit në agjencinë e spiunazhit në vitet 1980 kanë qenë thuajse mister, megjithatë brenda Rusisë, gjithmonë kanë qarkulluar histori që tregonin se presidenti rus zhvillonte takime sekrete me terroristët nga Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe në Gjermaninë Perëndimore apo mbronte i vetëm zyrat e KGB-së nga grabitësit. Megjithatë, ish-kolegët e Putinit të KGB-së kanë treguar një version krejtësisht ndryshe, se presidenti i tanishëm rus ka punuar kryesisht në detyra administrative “banale”.

Arkivat e Stasit

Duke përdorur arkivat e Stasit, shërbimi sekret i ish-RDGJ-së, gazetarët e së përjavshmes gjermane “Der Spiegel” zbulojnë se gjatë viteve të kaluara në ish-Gjermaninë Lindore, presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte aq i rëndësishëm si agjent i KGB-së, aq sa shkruhej. Nga Dresden, ai mbajti kontakte me anëtarët e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF). Në historinë e karrierës së tij në Dresden nga viti 1985 deri në 1990, faktet dhe trillimet ndërthuren, sipas gazetës. Në dokumentet e Stasit që janë në dispozicion deri tani, ka vetëm disa faqe që përmendin edhe Putinin. Midis tyre një mbrëmje miqësie gjermano-sovjetike, një kartolinë ditëlindjeje, çështje administrative, disa fotografi. Një ish-koleg i Putinit në zyrën e KGB-së tha se puna e Putinit konsistonte në renditjen e kërkesave për të vizituar të afërmit e Gjermanisë Perëndimore ose kërkimin e informatorëve të mundshëm mes studentëve të huaj në Dresden.

Everything you ever wanted to know about Putin's work in East Germany - Russia Beyond

Trillimet e dëshmitarëve

Historia më spektakolare ka të bëjë me gjoja bashkëpunimin e Putinit me RAF. U shfaq për herë të parë në vitin 2012, në biografinë e Putinit të Masha Gessen “Njeriu pa fytyrë”, ku citohet gjerësisht “ish-anëtari i RAF. Sipas këtij libri, RAF i dha Putinit një listë të armëve që kërkonin, dhe nga Moska ata sugjeruan se kë të vrisnin. Në biografinë e gazetarit gjerman Thomas Fassbender, “Vladimir W. Putin”, zbulohet Dietmar C., dëshmitari kryesor i kësaj periudhe. Megjithatë, është zbuluar se “Dietmar C.”, nuk ka qenë kurrë i RAF. Shërbimet sekrete gjermane nuk kanë njohuri për lidhjet e tij me RAF, KGB apo Stasi, por ai është emër i njohur në gjyqësorin e Gjermanisë Perëndimore: që nga vitet 1970, ai është dënuar vazhdimisht për krime të tilla si përvetësim, vjedhje, detyrim ose shkelje të ligjeve të armëve. Në dhjetor 1972, gjykata në Marburg e dënoi atë për dezertim.

New Probe Finds Putin Was 'Just a Pen Pusher' for KGB

Rrjeti spiun i Putinit

Historitë e para të bujshme për karrierën emocionuese të Putinit në RDGJ u shfaqën në fillim të viteve 2000, pasi Putin u bë president i Federatës Ruse. Gazetarët filluan të hetonin të kaluarën e tij, sipas Spiegel. Të gjithë ata që shkruanin për rrjetin e spiunëve të KGB-së që Putini la pas në Gjermani, u mbështetën kryesisht në dëshminë e punonjësit të shkarkuar të Stasi, Klaus Z.Ai ka treguar se si në vitin 1985, në fushat sportive të Stasit, ai takoi një rus të quajtur “Volo?a”. Ata takoheshin dhe shkonin në udhëtime. Pasi u shkarkua, Klaus Z. filloi një jetë të re në Gjermaninë Perëndimore, derisa në vitin 1999 raportoi në Zyrën Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës se e pa “Volo?a” në televizion. Bëhej fjalë për kryeministrin e sapoemëruar rus Vladimir Putin. Të gjitha këto ai i ka treguar për mediat gjermane. E përjavshmja me reputacion “Fokus” e prezantoi atë si një burim të lartë të Shërbimit për Mbrojtjen e Kushtetutës. Të gjitha këto pretendime rezultuan në fund se ishin thjesht spekulime boshe. Dhe nuk ka pothuajse asnjë provë në arkivin e Stasit. Një nga dokumentet e pakta në të cilat shfaqet emri i Putinit është një letër e shtatorit 1989, në të cilën ai, në emër të një oficeri tjetër ndërlidhës të KGB-së, kërkon ndihmën e kreut të Stasit të Dresdenit. Gjëra që një spiun aq i rëndësishëm nuk do t’i bënte kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Momentet që mund të ndryshonin historinë

9 jetët e Putin, si i ka shpëtuar disa atentateve