MENU
klinika

Pas fitores bindëse

Mitsotakis me ‘plan’ konkret për emrat e rinj të qeverisë

26.06.2023 - 12:01

Partia konservatore greke “Demokracia e Re” fitoi bindshëm një mandat tjetër katër-vjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Greqi. Fitorja e fortë e partisë së Kyriakos Mitsotakis do të sjellë riorganizime në strukturën e qeverisë.

Në skemën brenda Maximos të paralajmëruar nga vetë kryeministri para zgjedhjeve, pritet që Janis Bratakos të vendoset në krye të zyrës së kryeministrit, Stavros Papastavrou si ministër Shteti dhe Akis Skertsos si ministër Shteti për koordinimin e punës së qeverisë.

Sipas informacioneve, Lefteris Avgenakis po shkon drejt Ministrisë së Zhvillimit Rural, ndërsa Kostas Skrekas duket se do të marrë Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve me zëvendësministrin Konstantinos Kyranakis.

Sekretari i ND-së Pavlos Marinakis konsiderohet si favorit për përfaqësues qeveritar, edhe nëse nuk është ministër. Flitet fort se Makis Voridis do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit me përgjegjësi për punën parlamentare.

Në Ministrinë e Brendshme pritet të vendoset Niki Kerameos dhe Theodoros Livanios si zëvendësministër. Për Ministrinë e Jashtme parashikohet të vendoset Giorgos Gerapetritis, ndërsa si deputete Alexandra Papadopoulou, ambasadore në SHBA. Edhe deputeti i Serres Tasos Hatzivasileiou “luan” fuqishëm për ministrinë si zëvendësministër.

Nikos Dendias me siguri do të shkojë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në Pentagon qëndron edhe Nikos Hardalias. Në ministritë e ciklit ekonomik, Kostis Hatzidakis është caktuar për Ministrinë e Financave, ndërsa Nikos Papathanasis dëgjohet fuqishëm si zëvendës i tij, me përgjegjësi të shtuara për instrumentet financiare.

Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr.