MENU
klinika

"Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë!"

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit italian Berlusconit, reagon Rama

12.06.2023 - 10:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen e jetës së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconit këtë të hënë.

Rama në ‘Facebook’ shkruan “LAMTUMIRË PRESIDENT DHE MIK I MIRË I SHQIPËRISË”.

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano. Lideri i “Forza Italia” u shtrua në spital të premten e kaluar, pasi një terapie 45-ditore disa javë më parë për shkak të pneumonisë dhe një formë leuçemie.

Mëngjesin e sotëm vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ishte një nga figurat më të përfolura në Itali.

Ai njihej si biznesmen i njohur, manjat televizionesh, presidenti i klubit të futbollit “Milan”, dhe më pas i Monzas, themelues i partisë së quajtur “Forza Italia” dhe tre herë kryeministër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN