MENU
klinika

Politika italiane në zi!

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

12.06.2023 - 10:43

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesi e kësaj të hëne, në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi është publikuar nga Corriere Della Sera.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo bashkë me fëmijët, kanë shkuar në spital, ku ndodhej edhe partnerja e tij, Marta Fascina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të kandidojë në zgjedhjet europiane

82 vjeç por nuk heq dorë nga pushteti, rikthehet Berluskoni