MENU
klinika

700 njerëz u mbytën

“Nëndetësja Titan”, Barack Obama kritika mediave: Pse nuk flisni për mbytjen e anijes me emigrantë?!

24.06.2023 - 10:24

Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse tragjedia e Titanit me 5 viktima ka marrë mbulim mediatik, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar. Ish-presidenti i bëri krahasimet teksa fliste në Fondacionin Stavros Niarchos në Athinë të enjten, disa orë përpara se Roja Bregdetare e SHBA-së të konfirmonte se nëndetësja kshte shpërthyer.

Ai tha se është “papërshtatshme” që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë, kur një varkë peshkimi u përmbys 50 milje larg brigjeve të Greqisë. Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë përpara se turneu i OceanGate të raportohej i zhdukur, raporton “Daily Mail”.

 

82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

“Ka një tragjedi të mundshme që po shpaloset me nëndetësen që po merr mbulim minutë pas minuti në të gjithë botën”, tha ai.

“Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa fakti që 700 njerëz u mbytën, është një situatë e paqëndrueshme”, u shpreh Obama.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit’.