MENU
klinika

Shtëpia e Bardhë shpreh ngushëllime

Misioni i dështuar për gjetjen e nëndetëses ‘Titan’, vdesin pesë personat në bord!

23.06.2023 - 09:46

Zbulimi i disa mbetjeve të nëndetëses ‘Titan’ rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, i dha fund kërkimit shumëkombësh pesë-ditor, i cili përfshiu më shumë se 20 mijë km katrorë të oqeanit.

Tashmë nuk ka më shpresa, nëndetësja ‘Titan’ shpërtheu për shkak të presionit dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e saj vdiqën.

Mbi ngjarjen tragjike, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë një deklaratë për pesë burrat e vrarë në bordin e nëndetëses Titan.

“Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan”, thuhet në një deklaratë”.

“Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë ditëve të fundit dhe ne po i mbajmë në mendimet dhe lutjet tona.”

Ai gjithashtu falënderoi ata që janë përfshirë në kërkimin e gjerë shumëkombësh për nën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dihet deri më tani për nëndetësen e zhdukur!?

Në kërkim të rrënojave të Titanikut