MENU
klinika

Nga tretja te kockat

Njihuni me përfitimet e pjeshkëve!

17.06.2023 - 08:03

Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë, ai është pjeshka.

Pjeshka, e konsideruar si simboli i jetëgjatësisë, e ka origjinën nga Kina, ku dhe është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Është e pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.

Një pjeshkë e madhësisë mesatare siguron më shumë se 9% të fibrave që ju nevojiten çdo ditë për të parandaluar kapsllëkun.

Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të pH-it në gjak.

Ato po ashtu përmbajnë edhe bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe ndikon në forcimin e imunitetit dhe në shëndetin e lëkurës.

Pjeshkat janë të pasura gjithashtu në kalium, lëndë ushqyese kjo që balancon efektet e një diete të lartë në kripë. Kaliumi ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut, si dhe rrezikun për zhvillimin e gurëve në veshka dhe humbjes kockore. Duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium çdo ditë. NJë pjeshkë ka shumë se 250 miligramë.

Po aq të ëmbla sa janë, pjeshkat mund të mbrojnë edhe dhëmbët pasi kanë fluorid. Ky mineral ndihmon në largimin e mikrobeve në gojë që mund të shkaktojnë kavitete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rëndësia e konsumimit të frutave në mëngjes

Është koha të ndryshoni dietën tuaj!


Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?