MENU
klinika

"Reformat do ecin me shpejtësi"

Numërimi i votave drejt fundit, Mitsotakis flet si fitues

25.06.2023 - 20:38

Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, në mesazhin e tij për zgjedhjet foli për një mandat të fortë nga qytetarët, ndërsa rezultatet e deritanishme tregojnë një fitore gjithëpërfshirëse të fraksionit të tij, i cili duket se ka siguruar 158 mandate në Kuvend.

“Për herë të dytë brenda pak javësh, qytetarët jo vetëm që dhanë një mesazh vazhdimësie, por na dhanë një mandat për të ecur më shpejt në rrugën e ndryshimeve të mëdha që i duhen vendit tonë. Ata mbyllën përfundimisht një cikël traumatik të gënjeshtrave dhe toksicitetit që e mbajti vendin prapa. Duke krijuar kështu epokën e përparimit të vërtetë. Reformat e mëdha do të ecin me shpejtësi”, u shpreh Mitsotakis.

“Do t’i qëndroj besnik detyrës kombëtare, me plan, duke mos toleruar asnjë arrogancë dhe sjellje arrogante. Do të luftoj çdo qëndrim që nuk respekton besimin e shoqërisë”, vijoi ai më tej.

Mitsotakis shtoi se mandati i dytë mund ta transformojë Greqinë duke shtuar shëndetësi më cilësore dhe falas si edhe një shtet më të fortë pranë Evropës.