Olsi Leku, i akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012, është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë.
44-vjeçari që përdor edhe dy identitete të tjera ishte arrestuar në Greqi disa kohë më parë për llogari të autoriteteve shqiptare për vrasjen e ndodhur në Elbasan.
Olsi Leku ishte në rolin e ekzekutorit për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.
Më 19 Prill 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapjan dhe nipin e tij Florenc Çapja, si organizator dhe financues të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit.
Teksa për dy bashkëpunëtorët e tjerë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Canin, u caktua një dënim me nga 25 vjet burgim.
Treshja gjykuese, dënoi me 16 vjet burg bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ervis Bardhin, i cili ndihmoi në zbardhjen e ngjarjes.
Hetimet e kësaj të fundit treguan se ngjarja kishte motiv hakmarrjen për vrasjen e vëllait të Ardjan Çapjas në vitin 2005.
Nezir e Gentian Beqiri u vranë brenda apartamentit të tyre, teksa ky u fundit ishte në arrest shtëpie.