MENU
klinika

"Serbia po trajtohet si palë e rëndësishme"

Opozita serbe për “New York Times”: Kurti po e ndihmon Vuçiç

10.06.2023 - 17:39

 Gazeta amerikan “The New York Times”  i ka kushtuar sësrish një artikull Serbisë, por këtë herë në fokus janë protestat masive të cilat po zhvillohen, të thirrura nga opozita serbe me sloganin “Serbia kundër dhunës”, kjo pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në muajin e kaluar në Serbi.

Në artikullin e titulluar, “Në Serbi, një burrë i fortë nën zjarr e përshëndet veten si mbrojtës i kombit”, përpos protestave në shkrim preket sërish situata në veri të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

“Tensionet në Kosovë vetëm po e ndihmojnë Vuçiç-in duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre”, -ka thënë për “The New York Times”, Milomar Mandiç, menaxheri i përgjithshëm i organizatës jo-qeveritare, Demostat në Serbi, duke komentuar kështu situatën e përshkallëzuar në Veri të Kosovës.

Në anën tjetër Pavle Grboviç, deputeti opozitar në parlamentin serb, ka folur për “The New York Times” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e ndihmon vazhdimisht Vuçiç’in.

“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiç se Kurti”, ka thënë ai.

Gjatë shkrimit theksohet se ndërsa diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë shqetësuat për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, Serbia është kënaqur që po trajtohet si një palë e rëndësishme.